Ndahet papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare prezantuesi i MasterChef Australia

schedule08:45 - 1 Maj, 2023

schedule 08:45 - 1 Maj, 2023

Kuzhinieri fitues i çmimeve dhe prezantuesi i MasterChef Australia, Jock Zonfrillo, ka vdekur papritur, në moshën 46-vjeçare.

Skocezi ka punuar me kuzhinierë me famë botërore në restorante të njohura në mbarë botën përpara se të hapte të tijën në Australi.

Vdekja e tij u konfirmua nga Rrjeti 10, në ditën kur do të transmetohej premiera e sezonit 2023 të MasterChef.

Zonfrillo ka lënë pas gruan dhe katër fëmijët e tij, të cilët në një deklaratë thanë se zemrat e tyre ishin “të copëtuara”.

Zonfrillo u gjet i vdekur në një shtëpi në Melburn, pasi policia u thirr për të kryer një kontroll të mirëqenies në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Kush ishte Jock Zonfrillo?

I lindur në Glasgoë në vitin 1976, Zonfrillo filloi të punonte në kuzhina në moshën 12-vjeçare dhe në moshën 15-vjeçare u bë një nga praktikantët më të rinj që ka punuar në resortin luksoz skocez, The Turnberry Hotel.

Dy vjet më vonë ai filloi të punonte për kuzhinierin britanik me yje Michelin, Marco Pierre Ëhite, në hotelin e tij të famshëm Hyde Park.

Por pavarësisht karrierës së tij në rritje, Zonfrillo tha se ai u bë i pastrehë dhe i varur nga heroina në vitet e tij të adoleshencës. Ai shkroi gjatë për betejat e tij me varësinë nga droga në kujtimet e tij të vitit 2021, Last Shot.

Ai tha se ktheu një fletë të re në jetën e tij në vitin 2000 dhe vazhdoi të hapte disa restorante, më të suksesshmit e tij. Në vitin 2019, prezantuesi u shpall si pjesë e një formacioni të ri për MasterChef Australia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!