Ndahet nga jeta papritur aktori i famshem i “Game of Thrones”

schedule09:17 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 09:17 - 28 Dhjetor, 2019

Aktori i Game Of Thrones Andrew Dunbar vdiq papritmas në shtëpinë e tij në Belfast në prag të Krishtlindjeve.

Andrew, nga Portrush, Irlanda Veriore, ka  marrë pjesë në filma të njohur si i Line Of Duty dhe Derry Girls gjatë karrierës së tij.

Ai është bërë më i njohur për publikun në mbarë botën nga seriali Game of Thrones .

Familjarët ,miqtë kanë kryer homazhe në nder të aktorit.

Gjatë homazheve shoku i tij Andy McClay tha ishte gjithmonë kënaqësi të ishe pranë tij  dhe ai e kujton atë si një ‘njeri të sjellshëm dhe të denjë’.

Andy zbuloi gjithashtu se Andrew ka qënë si një udhëzues për serialin Game of Thrones dhe ka qënë një aktor profesionist, por ai  ka dashur më tepër  të përqëndrohet në art dhe në profesionin e DJ.

Departamenti me të cilin bashkëpunoi me Andrew, postoi një deklaratë në lidhje me vdekjen e tij në mediat sociale dhe tha se ai do të ‘mbahet mend nga shpirti i tij i mirë’.

‘Ne kemi kaq shumë kujtime të dashura të viteve që Andreë ka punuar me ne. Ai ishte aq i gjithanshëm, ai ishte një interpretues kaq i talentuar dhe ishte aq i adhuruar, saqë gjithmonë kërkohej nga regjisorët përsëri dhe përsëri.

Një agjensi funerali zbuloi se një homazh falënderimesh do të zhvillohet të hënën, në Kishën Presbyterian Ballywillan, Portrush./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!