Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare ylli i “Baywatch”

schedule16:20 - 22 Tetor, 2024

schedule 16:20 - 22 Tetor, 2024

Protagonisti i serialit “Baywatch” ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Parkinson.

Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2006 në moshën 50-vjeçare.

Newman ishte i vetmi aktor i ‘Baywatch’ që kishte punuar si roje shpëtimi në jetën reale. Ai u shfaq në 150 episode të serialit, më së shumti nga kushdo tjetër përveç David Hasselhoff.

“Kjo sëmundje më ka dhënë shumë kohë për të menduar, gjë që ndoshta nuk e kam dashur, por më ka sjellë mençuri”, tha Newman në gusht.

“Trupi im ka ndryshuar aq ngadalë saqë mezi e vërej, megjithatë më kujtohet vazhdimisht se Parkinson tani është bërë qendra e jetës sime”, shtoi ai.

Neëman tha gjithashtu: “I dua ditët kur jem në këtë tokë me familjen dhe miqtë e mi. Unë e marr jetën seriozisht“./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!