Ndahet nga jeta në moshën 112-vjeçare burri më i vjetër në botë

schedule19:36 - 28 Maj, 2020

schedule 19:36 - 28 Maj, 2020

Burri më i moshuar në botë, anglezi Bob Weighton, është ndarë nga jeta nga kanceri në moshën 112 -vjeçare.

Weighton, nga Alton, Hampshire, u bë burri më i vjetër i botës pasi mundi rekordin e mëparshëm të vënë nga Chitetsu Watanabe nga Japonia. Watanabe humbi jetën në shkurt në moshën 112-vjeçare.

I moshuari me 25 stërnipër e mbesa, jetoi gjatë të dyja luftërave botërore, kaloi pandeminë e vitit 1918, gjatë rritjes dhe rënies së Bashkimit Sovjetik si dhe ‘shpikjes’ së internetit.

Bob ndërroi jetë nga një tumor në mushkëri edhe pse nuk kishte tymosur kurrë cigare, sipas asaj që tregon familja e tij në një deklaratë. Tashmë vendin e Bob-it, në Rekordet Botërore Guinness, e zë 111-vjeçari Dumitru Comănescu, i cili do të mbushë 112 vjeç këtë 8 nëntor.

Në një deklaratë, familja Weighton njoftoi: “Ai ndërroi jetë në gjumë, nga kanceri, mëngjesin e 28 majit, në apartamentin e tij në Alton, Hampshire, ku jetonte i pavarur.” /abcnews.al/