Ndahet nga jeta ish drejtori i GKA-së Gëzim Qëndro

schedule10:44 - 27 Shkurt, 2018

schedule 10:44 - 27 Shkurt, 2018

Ndërron jetë në moshën 60 vjeçare Gëzim Qendro. Kritiku i njohur i artit, i cili do te mbahet mend gjatë edhe si njëri prej ish-drejtuesve më të sukseshëm të Galerisë Kombëtare të Artit, mbylli sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke humbur kështu luftën me një sëmundje të pashërueshme me të cilën përballej prej rreth një viti. Përveç kontritubit artistik, Gëzim Qëndro, njihet edhe si autor i përkthimeve të shumta mbi historinë dhe teorinë e artit. 60 vjeçari Qendro ka lënë pas një krijimtari të pasur me monografi, mes të cilave mund të veçohen “Kinostudio – Shqipëria e vjetër”, “Surrealizmi socialist”, “Heronjtë janë të uritur”, “Fuqia e Imazheve” apo edhe “Arkeologjia e Mëngjesit”,

Qëndro drejtoi Galerinë e Arteve për 5 vjet, nga vitit 1997-2002. Gjatë kësaj periudhe ai kuroi një sërë ekspozitash të rëndësishme si dhe nisi botimin e revistës “PamorART”. Gjatë kohës që kjo Galeri drejtohej nga Gëzim Qendro, aty u hap dhe një bibliotekë dhe pikërisht aty nesër do të zhvillohen homazhet për intelektualin e mirënjohur Gëzim Qendro. Për ndarjen nga jeta të kritikut të artit shkroi sot dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila e cilëson Gëzim Qendron si një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, si kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!