Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ndahen çmime të tjera, në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”, Orges Shehi shpallet “Trajneri i Vitit”

schedule19:32 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 19:32 - 18 Dhjetor, 2023

Që prej orës, 18:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë talentë e profesionistë në Shqipëri.

Kanë filluar të shpërndahen edhe çmimet e para të mbrëmjes, ku gjithçka ka nisur me çmimet talentët e vitit, ku për vajza fituese ka dalë talentja e Vllaznisë, Klaudia Boçi, ndërsa për djemtë triumfator ka qenë, “ylli” i “bardhezinjve” të Laçit, Ledjo Tresa, si dhe të “Këpucës së Artë” për femra, ku kampione doli Valentina Troka, ndërsa për meshkuj, “bomberi” i Tiranës, Florent Hasani.

Më tej është vijuar edhe dhenia e çmimit për “Arbitrin më të mirë të vitit”, çmim të cilin e ka ftuar, arbitri goxha i njohur edhe në arenën evropiane, Enea Jorgji, me këtë të fundit, që mposhti Juxhin Xhajën dhe Eldorjan Hamitin.



Pas këtij çmimit është akorduar edhe çmimi “Trajneri i vitit 2023”, ku ish-teknikët e Kombëtares, Edi Reja e Gianni de Biasi ia kanë dorëzuar trofeun ish-“strategu” të “Bardhebluve” të Tiranës, Orges Shehi, i cili mposhti rivalitetin e Mirel Josës dhe Edlir Tetovës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!