Nazmi Bandulla u vra duke pirë kafen në lokal, u qëllua 3 herë pranë shtëpisë

schedule08:57 - 12 Prill, 2022

schedule 08:57 - 12 Prill, 2022

Nazmi Bandulla është vrarë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal afër shtëpisë së tij në lagjen Partizani në Shkodër.

55 vjeçari është qëlluar 3 herë me armë zjarri teksa ka qenë ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Bandulla është një emër i njohur për drejtësinë. Në 2020 i kanë hedhur në erë makinën e tij që e kishte të parkuar pranë shtëpisë.

Lexo edhe: U vra në Shkodër, viktima i njohur për drejtësinë: Si e kërcënoi vëllanë me pistoletë, në 2020 i hodhën makinën në erë

Viktima rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë edhe për konflikte brenda familjes.

Në të njëjtin vit ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetasin A. Bandulla, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me viktimën. Atëherë ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.

Shkak i kërcënimit me armë zjarri tip pistoletë siç njoftuan blutë atëherë ishte një konflikt për motive pronësie. Ndërsa autori i vrasjes së tij ende nuk është identifikuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!