Nazarko: Vuçiç do ulet në tryezë pa hequr taksën

schedule21:30 - 3 Maj, 2019

schedule 21:30 - 3 Maj, 2019

Mentor Nazarko i ftuar në studion e emisionit “Provokacija” ka folur mbi zhvillimet kryesore të samitit të Berlinit. Ai supozoi se arsyeja se pse liderët shqiptarë simuluan zhgënjim pas kthimit nga Gjermania, lidhej me mosçeljen e negociatave nga Shqipëria dhe mosmarrjen e liberalizimit të vizave nga Kosova në qershor.

 

“Udhëheqësia jonë, opozita, media nuk janë shkëputur ende nga sindromi i të përdorurit të forumeve të mëdha botërore, apo evropiane për konsum të brendshëm. Disa prej tyre janë përpjekur që të krijojnë idenë se në atë samit mund të merrej liberalizimi i vizave dhe çelja e negociatave,ose se ato nuk do merreshin. Por objektivi kryesor i fuqive organizatore me këtë samit ishin zhbllokimi i negociatave Kosovë-Serbi.  Në samit u bë e qartë  nga Franca posaçërisht se pa u zhvilluar zgjedhjet evropiane, këto çështje nuk do të trajtohen, sepse do të ushqenin me karburant elektoral të djathtën e Le Penit. Në këtë kuptim përgjigjia ishte negative para së të shkohej aty. Nga pikëpamja teknike elementi që përcakton çeljen e negociatave është raporti i Komisionit Evropian. Ky raport nuk ka dalë dhe madje thuhet se Franca e ka shtyrë qëllimisht daljen e tij për në fund të këtij muaji. Në momentin kur del ky raport në fund të muajit, shtetet e marrin në shqyrtim një nga një dhe pastaj Këshilli Europian- mbledhja e udhëheqësve të gjithë shteteve të Evropës mund të vendoste po ose jo për çeljen e negociatave. Për dy vendet që janë në radhë Shqipëria dhe Maqedonia për çeljen e negociatave do të flitet vetëm në vjeshtë”.

 

Me tej ai ka folur mbi dy rezultatet pozitive që u arritën sipas tij në samit.

“Nëse do të flasim për rezultate reale pozitive, më së pari është rikthimi i vëmendjes së Francës në Ballkan. Përkundër shfaqjes së aktorëve të tretë Kina, Rusia, Turqia në Ballkan, Franca e cila ngjante pak e tërhequr sot po shfaqet fuqishëm nëpërmjet një strategjie të quajtur “Strategjia e Francës për Ballkanin” dhe me marrjen e stafetës prej Gjermanisë. Zakonisht ka qenë Gjermania ajo e cila ka qenë protektore, mbikqyrëse e Ballkanit. Kjo është risia e parë,  shumë e rëndësishme. E dyta është fakti që u zhbllokuan negociata Kosovë-Serbi. Vuçiç tha disa muaj rresht se ne nuk ulemi pa zhbllokuar taksën ndërkohë që e vërteta është se bisedimet do të zhvillohen në fund të qershorit me moderimin e Presidentit Macron edhe pa e hequr taksën Kosova. Vuçiç u detyrua ta gëlltisë turpin duke thënëse pa heqjen e taksës suksesi i bisedimeve në Francë me Presidentin Macron është i pasigurt. Një shprehje relativizuese për të justifikuar në njëfarë mënyrë dështimin”- tha ai. Megjithatë ende nuk dihet se çfarë impakti ka refuzimi i kërkesës franceze për heqjen e taksës.

Duke folur gjithnjë për samitin e Berlinit, Nazarko u shpreh se atje nuk u mor qëndrim kategorik kundër shkëmbimit të territorit, i cili në fakt është një konvencion që në gojën e bashkëbiseduesve merr forma të ndryshme foljore: korrigjim kufijsh, shkëmbim territori, apo demarkacion. Tema kryesore e samitit ishin bisedimet Kosovë-Serbi, ndaj për suksesin e samitit, (zhbllokimin e këtyre bisedimeve) ishin ftuar edhe  udhëheqësit e shteteve fqinje, ambienti përreth këtyre shteteve, aq i domosdoshëm për suksesin e tyre. Gjermani e ka mbajtur qëndrimin e saj të palëkundur për çdo lloj hipoteze të prekjes së kufijve ekzistues, por ama në asnjë qëndrim publik të Kancelares, apo dhe të zëdhënësit të saj Siebert, nuk kemi pozicionim në këtë drejtim, përveç shprehjes  se “presimnjë marrëveshje që të mos lëndojë të tjerët”. Pozicionii Francës, publik dhe jo publik mbetet searritja e marrëveshjes është kryesorja, pavarësisht formës së saj. Me angazhimin e ri francez të nivelit të lartë, Çështja e Kosovës po trajtohet në nivelin më të lartë global dhe është diçka e pazakontë kjo në këto vite. Nuk duhet harruar dhe angazhimi unik i Presidentit Trump ndonëse kur ai erdhi në pushtet, filloi një politikē të tërheqjes nga vatra krize botërore”- tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!