“Natyra po shkatërrohet nga zjarret” 10 vjeçarja apel nga Rruga e Kombit: Jam shumë e mërzitur, ndal

schedule19:00 - 7 Gusht, 2021

schedule 19:00 - 7 Gusht, 2021

Prej më shumë se dy javësh zjarret po djegin sipërfaqe të mëdha toke në vendin tonë. Ushtria dhe forcat zjarrfikëse po përpiqen prej ditësh të shuajnë flakët, ndërkohë që vazhdimisht është lëshuar apeli për të mos ndezur zjarre në pyje, pasi rrezikohet natyra.

Së fundmi një apel i fortë ka ardhur nga një vogëlushe 10vjeçare e cila është ndalur në Rrugën e Kombit ku shihen vatra të mëdha zjarri që po djegin malësinë e Kukësit.

Eden Jauri  bën apel që kjo gjë të ndalojë menjëherë, pasi bota ku ne po jetojmë po na shkatërrohet menjëherë.

“Un quhem Eden Jauri, jam 10 vjeç edhe nuk mund të shikoj malet, jam shumë e mërzitur edhe e inatosur, se si digjen malet aty. Natyra po shkatërrohet, gjithçka po shkatërrohet, bota po na shkatërrohet, kjo gjë duhet të ndalojë menjëherë”, thotë ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!