NATO vlerëson ekspertët shqiptarë të asgjësimit të mjeteve shpërthyese

schedule08:49 - 30 Gusht, 2024

schedule 08:49 - 30 Gusht, 2024

Një ekip ekspertësh të kompanisë EOD (Asgjësimi i mjeteve shpërthyese) të batalionit të xhenios në Komandën Mbështetëse, janë certifikuar nga NATO pasi përmbyllën me sukses trajnimin dhe demonstrimin e teknikave të një niveli të lartë profesionalizmi gjatë stërvitjes në Letoni.

NATO ka publikuar në faqet e saj zyrtare foto nga demonstrimi i aftësive të larta ushtarake teksa shkruan se, “ekipi shqiptar i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive kreu një trajnim dhe demonstrim me ndikim të lartë, duke shfaqur teknikat dhe mjetet e tyre të avancuara në kampin Adaži në Letoni”.

 “Ata eksploruan teknikat e hapjes së dyerve, vendosën dronë për të tërhequr paketat e simuluara të kërcënimit dhe demonstruan fuqinë e makinerive të topave të ujit në neutralizimin e rreziqeve të mundshme.

Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në njoftimin e NATO-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!