NATO u krijua për mbrojtje kolektive ndaj Bashkimit Sovjetik

schedule14:06 - 6 Tetor, 2020

schedule 14:06 - 6 Tetor, 2020

Si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, Europa Lindore dhe ajo Perëndimore u gjendën të ndara nga divergjencat ideologjike dhe politike të Luftës së Ftohtë. Europa Lindore ra nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1949, 12 vende nga të dyja anët e Atlantikut, krijuan Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për t’i bërë ballë rrezikut që Bashkimi Sovjetik mund të shtrinte kontrollin, që kishte në Europën Lindore, edhe në pjesët e tjera të kontinentit.

Në thelb NATO ishte aleanca e parë ushtarake në kohë paqeje që Shtetet e Bashkuara krijuan jashtë hemisferës perëndimore. Pas shkatërrimit që pësuan nga Lufta e Dytë Botërore, kombet e Europës u përpoqën të rindërtonin ekonomitë e tyre dhe të krijonin mbrotje, raporton history.state.gov

E para kërkonte një fluks të madh të ndihmave për të ndihmuar një ekonomi totalisht të shkatërruar nga lufta, kërkonte krijimin e  industrive dhe prodhimin e ushqimit, dhe e dyta kërkonte mbrojtje kundër një Gjermanie të ringjallur ose inkursion nga Bashkimi Sovjetik.

Shtetet e Bashkuara panë një Europë të fortë ekonomikisht, të armatosur dhe të integruar si diçka jetike për parandalimin e zgjerimit komunist në të gjithë kontinentin, transmeton abcnews.al

Si rezultat, Sekretari i Shtetit George Marshall propozoi një program të ndihmës ekonomike në shkallë të gjerë për Europën. Programi Europian i Rimëkëmbjes ose Plani Marshall, jo vetëm që ndihmoi në  integrimin ekonomik Europian, por promovoi idetë e interesave të përbashkëta dhe bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Refuzimi nga ana e Bashkimit Sovjetik  për të marrë pjesë në Planin Marshall apo për të lejuar shtetet në Evuropën Lindore të pranonin ndihmën ekonomike, ishin hapi i forcimit të ndarjes midis lindjes dhe perëndimit në Europë.

Në 1947–1948, një seri ngjarjesh shqetësuan kombet e Europës Perëndimore  për sigurinë e tyre fizike dhe politike.

Lufta civile në Greqi, së bashku me tensionet në Turqi, e detyroi Presidentin Harry S. Truman të pohonte se Shtetet e Bashkuara do të siguronin ndihmë ekonomike dhe ushtarake për të dy vendet, si dhe për çdo komb tjetër që luftonte kundër nënshtrimit.

Një grusht shteti i sponsorizuar nga sovjetikët në Çekosllovaki solli në pushtet një qeveri komuniste në kufijtë e Gjermanisë, transmeton abcnews.al

Vëmendja u përqendrua gjithashtu në zgjedhjet në Itali. Për më tepër, ngjarjet në Gjermani shkaktuan shumë shqetësime. Pushtimi dhe qeverisja e Gjermanisë pas luftës ishte diskutuar prej kohësh dhe në mes të vitit 1948, kryeministri sovjetik Joseph Stalin promovoi vendosmërinë Perëndimore duke zbatuar një bllokadë kundër Berlinit Perëndimor, i cili atëherë ishte nën kontrollin e përbashkët të SHBA-së, Britanisë dhe Francës, i rrethuar nga Gjermania Lindore e cila kontrollohej nga Sovjetikët.

Kjo Krizë e Berlinit çoi në prag të konfliktit Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.

Këto ngjarje bënë që zyrtarët amerikanë të tregoheshin më të kujdesshëm ndaj mundësisë që vendet e Europës Perëndimore mund të negocionin me Sovjetikët, për çështjen e sigurisë së tyre, transmeton abcnews.al

Ndërkohë, administrata Truman shqyrtoi mundësinë e formimit të një aleance europiane-amerikane që do të forconte sigurinë në Europën Perëndimore nga ana e SHBA-së.

Nënshkrimi i Traktatit të Brukselit

Vendet e Europës Perëndimore ishin të gatshëm të gjenin një zgjidhje kolektive të përbashkët të sigurisë. Në përgjigje të tensioneve në rritje dhe shqetësimeve të sigurisë, përfaqësuesit e disa vendeve të Europës Perëndimore u mblodhën së bashku për të krijuar një aleancë ushtarake.

Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan Traktatin e Brukselit në Mars, 1948. Traktati  u siguroi mbrojtje kolektive; nëse ndonjë prej këtyre kombeve sulmohej, të tjerët ishin të detyruar të ndihmonin vendin që po sulmohej. Në të njëjtën kohë, Administrata e Trumanit krijoi një projekt në kohë paqeje, i cili rriti shpenzimet ushtarake dhe i bëri thirrje Kongresit Republikan të konsideronte mundësinë e krijimit të një aleancë ushtarake me Europën.

Arthur H. Vandenburg propozoi një rezolutë që sugjeronte që presidenti të kërkonte një traktat mbrojtje me Europën Perëndimore që do t’i përmbahej statutit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta e Vandenburgut u miratua dhe filluan negociatat për Traktatin e Atlantikut të Veriut, transmeton abcnews.al

Përkundër marrëveshjes të traktatit, u deshën disa muaj për të hartuar termat e saktë.

Kombet e Europës Perëndimore donin garanci se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin menjëherë në rast sulmi, por sipas Kushtetutës së SHBA-së fuqia për të shpallur luftë i mbeti Kongresit. Kontributet europiane për mbrojtjen kolektive do të kërkonin ndihmë ushtarake në shkallë të gjerë nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në aftësimin sigurisë mbrojtëse të Europës Perëndimore.

Ndërsa kombet europiane deklaruan se do të ndihmonin me grante dhe ndihma individuale, Shtetet e Bashkuara donin ta kushtëzonin ndihmën. Nënshkruesit e Traktatit të Brukselit preferuan që anëtarësimi të kufizohej për anëtarët e këtij traktati plus Shtetet e Bashkuara.

Negociatorët amerikanë menduan se kishte shumë për të fituar nga zgjerimi i traktatit të ri për të përfshirë vendet e Atlantikut të Veriut, duke përfshirë Kanadanë, Islandën, Danimarkën, Norvegjinë, Irlandën, dhe Portugalia. Presidenti Truman inspektoi një tank të prodhuar në kuadër të Marrëveshjes mbi bashkëpunimin dhe Ndihmës së Ndërsjellë të Sigurisë.

Rezultati i këtyre negociatave  ishte nënshkrimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut në 1949. Në këtë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar ranë dakord të konsiderojnë sulmin kundër një shteti,  një sulmi kundër të gjithëve. Kjo marrëveshje do të  zbatohej zyrtarisht vetëm për sulmet në Europë ose Amerikën e Veriut; nuk përfshinte konflikte në territoret koloniale. Pas nënshkrimit të traktatit, një numër i nënshkruesve bënë kërkesë  në Shtetet e Bashkuara për ndihmë ushtarake.

Më vonë në 1949, pas krijimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut,  Lufta Koreane bëri që anëtarët e aleancës të përshpejtonin integrimin dhe koordinimin e  forcave të sigurisë përmes një shtabi të centralizuar, transmeton abcnews.al

Sulmi i Koresë së Veriut ndaj Koresë së Jugut u pa gjerësisht si një shembull i agresionit komunist të drejtuar nga Moska, kështu që Shtetet e Bashkuara rritën numrin e trupave në Europë për të siguruar mbrojtje kundër agresionit Sovjetik në kontinentin Europian.

Në vitin 1952, anëtarët ranë dakord të pranonin Greqinë dhe Turqinë në NATO dhe më pas Republikën Federale të Gjermanisë në 1955. Hyrja e Gjermanisë Perëndimore bëri që Bashkimi Sovjetik të hakmerrej ndaj aleancës së saj rajonale, Organizatës së Traktatit të Varshavës dhe përfshiu shtetet Sovjetike të Europës Lindore si anëtare.

Marrëveshjet për mbrojtje kolektive  në NATO shërbyen për të vendosur Europën Perëndimore nën “ombrellën bërthamore” amerikane. Në vitet 1950, një nga doktrinat e para ushtarake të NATO-s u shfaq në formën e “hakmarrjes masive”, në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara do të përgjigjeshin me një sulm bërthamor në shkallë të gjerë.

Kërcënimi kishte për qëllim të ndalonte  agresionin sovjetik në kontinent. Edhe pse ishte në përgjigje të urgjencave të Luftës së Ftohtë, NATO është zgjeruar madje ka anëtarësuar edhe disa shtete ish-Sovjetike. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!