Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë menjëherë trupat ushtarake nga kufiri lindor i vendit. Por Moska ka reaguar ashpër duke thënë se do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur rusët që jetojnë në rajon.
Sipas tij ky është mobilizimi më i madh trupave ushtarake në kufi që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014.
Stoltenberg e bëri këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët për media me ministrin i jashtëm ukrainas. Më tej ai shtoi se kjo është një sjellje e pajustifikueshme, e pashpjegueshme dhe shumë shqetësuese.
Ministri i Jashtëm ukrainas nga ana e tij u shpreh se nëse Rusia do të veprojë kundër Ukrainës, do të paguajë një çmim të lartë: Nuk duam luftën me Rusinë por duam të zgjidhim konfliktin në mënyrë diplomatike, përfundoi ai.
Rusia reagoi menjëherë duke akuzuar NATO-n se e ka transformuar Ukrainën në një çështje që nuk ekziston. Zv/ministri i Jashtëm rus deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të NATO-s, qëllimisht po përqendrohen tek kjo çështje. Ai theksoi se Ukraina po merr gjithnjë e më shumë armë nga Perëndimi.
“Në rast të një përshkallëzimi ushtarak në Ukrainë, Rusia është gati të bëjë atë që duhet për të mbrojtur bashkëqytetarët e saj në rajonet separatiste të Donbas,” përfundoi ai./abcnews.al