NATO ka premtuar se do të jenë në gatishmëri për të shmangur çdo incident të dhunshëm në veri të Kosovës, në një kohë që liderët politikë të të dyja vendeve vazhdojnë me deklarata të ashpra mbi mundësinë e ndryshimit të kufijve mes dy vendeve.
Komandanti i forcës së përbashkët aleate të NATO-s në Napoli, admirali Xhejms Fogo, u shpreh se NATO është gati të reagojë nëse do të ketë incidenet të dhunshme në veri të Kosovës. Fogo u shpreh se liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë po përpiqen të zgjidhin disa problem të vështira, dhe se jot ë gjithë kanë dakord me demokracinë. Sipas tij disa persona janë gati të shprehin refuzimin e tyre dhe në rrugë. Fogo bëri apel që të gjithë të ruajnë qetësinë dhe ata që duan të protestojnë ta bëjnë në mënyrë paqësore. Ndërkohë dhe Italia ka premtuar se do të kontribuojë në ruajtjen e paqes në veri të Kosovës. Një njësi karabinierësh, në mision për llogari të Bashkimit Europian, sapo kanë përfunduar raundin e dytë të stërvitjes për 20 agjentë të forcave speciale të policisë kosovare. /abcnews.al