NATO do të përgatitet për një një plan emergjencë në rastin e një vale të dytë të mundshme të COVID-19, njoftoi të enjten kreu i aleancës ushtarake.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s ranë dakord për masat e reja për të përgatitur bllokun për një shpërthim të dytë të mundshëm, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pas ditës së dytë të konferencës së tyre virtuale.
Aleanca ushtarake do të hartojë “një plan të ri operacioni” për të siguruar furnizimin për vendet anëtare dhe partnerët, tha Stoltenberg.
“Detyra thelbësore e NATO-s në pandemi është të sigurojë që kjo krizë shëndetësore të mos bëhet një krizë sigurie”, shtoi ai.
NATO gjithashtu do të krijojë një stok të pajisjeve mjekësore për të cilat ministrat vendosën të krijojnë një fond të ri.
Disa ministra tashmë kanë bërë premtime gjatë konferencës, dhe Stoltenberg tha se ai shpreson që të tjerët së shpejti do të vijnë me ofertat e tyre.
Stoltenberg nuk dha detaje mbi madhësinë e fondit ose se kur rezerva do të ishte në dispozicion, pasi ishte ende shumë herët për këtë, por sqaroi se disa aleatë tashmë kishin filluar të zotoheshin dhe se disa kontribute do të jenë në dispozicion shumë shpejt. /abcnews.al


