Zëvendës shefi i NATO-s, Mircea Geoană, tha se është “i sigurt” se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen aleancës ushtarake pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia, shkruan The Guardian.
Dy vendet nordike aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në maj, por ofertat e tyre për anëtarësim janë përballur me kundërshtimin e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që kjo e fundit i ka etiketuar si terroriste.
Nga ana tjetër, Suedia dhe Finlanda kanë thënë se dënojnë terrorizmin dhe janë të hapura për dialog. Ankaraja ka disa shqetësime “legjitime” “kur bëhet fjalë për terroristët”, tha Geoană në Samitin e Demokracisë në Kopenhagen.
Duke folur, disa orë pasi Vladimir Putin shprehu ambiciet e tij për të pushtuar vende të tjera në një përpjekje për të zgjeruar territorin e Rusisë, Geoana tha se dy vendet nordike nuk kishin gjasa të shënjestroheshin nga Moska.
Ai tha se NATO nuk sheh shenja se Rusia ka “aftësinë ose synimet për të sulmuar Suedinë dhe Finlandën.” Vërejtjet e tij vijnë pasi Finlanda njoftoi se planifikon të ndryshojë legjislacionin e kufirit për të lejuar ndërtimin e barrierave në kufirin e saj lindor me Rusinë.
/abcnews.al