NATO ngre alarmin për sulmet hibride ruse: Po bëhen gjithnjë e më intensive

schedule10:14 - 3 Maj, 2024

schedule 10:14 - 3 Maj, 2024

NATO ka shprehur shqetësimet se Rusia ka rritur aktivitetet e saj hibride si sabotimet, ndërhyrjet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit në Republikën Çeke, Estoni, Gjermani, Letoni, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne do të veprojmë individualisht dhe kolektivisht për t’iu kundërvënë këtyre veprimeve,” paralajmëroi aleanca, ndërsa vlerësoi se këto veprime synojnë të pengojnë aleatët që të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Ukrainën.

Në një deklaratë, NATO tha se këto incidente “janë pjesë e një fushate të intensifikuar të aktiviteteve që Rusia vazhdon të kryejë në rajonin euro-atlantik, përfshirë në territorin e aleancës dhe përmes aleatëve të saj”.

Aleanca saktëson se këto veprime përfshijnë “sabotim, akte dhune, ndërhyrje në hapësirën kibernetike, fushata dezinformuese dhe operacione të tjera hibride”.

Për këtë arsye, aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësimet për veprimet hibride të Rusisë, të cilat përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

NATO paralajmëron se do të veprojë individualisht dhe kolektivisht për t’iu kundërvënë këtyre veprimeve.

“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë qëndrueshmërinë tonë dhe të zbatojmë dhe forcojmë mjetet që kemi në dispozicion për të kundërshtuar dhe sfiduar veprimet hibride të Rusisë. Ne do të sigurojmë që aleanca dhe aleatët të jenë të gatshëm për të parandaluar dhe mbrojtur kundër veprimeve apo sulmeve hibride.

“Ne dënojmë sjelljen ruse dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare, siç bëjnë aleatët.

Veprimet e Rusisë nuk do t’i pengojnë aleatët të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, “përfundon deklarata.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!