Ekspertja për cështjet e sigurisë Juxhina Sotiri komentoi për ‘War Report’ situatën në Gaza, ku përflitet se do të pozicionohen trupat e NATOS. Sotiri tha se pritet të shihet nëse do të jetë një model si i Kosovës ku janë të implikuar trupat e NATOS, apo nëse në Gaza do të ketë një mision paqeruajtës si në Liban ku janë ‘beretat blu’.
“Kosova ka një mision paqeruajtës i NATOS i drejtuar nga OKB. KFOR është i NATOS. A do të kemi një prezencë të forcave të NATOS në Gaza që implikon një model si Kosova. Nëse bëjmë një analizë me Libanin, beretat blu ishin misione paqeruajtëse por NATO nuk ishte fare. Janë dhunuar disa herë linjat blu diplomatike. Do të kemi një mision si të Kosovës ku është NATO apo një mision paqeruajtës si në Liban.
Izraeli nuk e do Turqinë brenda në Gaza. Deklarata e Trump shkon që ta zbusi Izraelin dhe se prania e Turqisë nuk dihet nëse është monitoruese apo paqeruajtëse që do të ketë të drejtë të marrë vendime në Gaza. Asnjë mision nuk kalon pa një rezolutë.” / abcnews.al /

