NATO mesazh Rusisë: Nuk e njohim aneksimin e Krimesë, jemi me Ukrainën

schedule13:09 - 13 Prill, 2021

schedule 13:09 - 13 Prill, 2021

“Zhvillimi i rëndësishëm ushtarak në Rusi nuk është i garantuar dhe është thellësisht shqetësues”. Kështu tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg theksoi se “Rusia duhet të ndalojë lëvizjet ushtarake, duke shprehur shqetësim mbi ato që po ndodhin së fundmi.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që “të ndalojë provokimet dhe menjëherë të de-përshkallëzojë situatën”

“Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim aneksimin e paligjshëm të Krimesë “, vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe theksoi se NATO është në anën e Ukrainës.

Rajonet e Luhansk dhe Ntanietsk përgjatë kufirit Ukrainë-Rusi, janë të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në 2014. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, lufta ka vrarë më shumë se 13,000 njerëz.

Të paktën 50 vdekje janë raportuar që nga fillimi i vitit , megjithëse në teori marrëveshja e armëpushimit mbetet në fuqi. Të hënën, ushtria ukrainase njoftoi se kishte pësuar një humbje tjetër. SHBA-NATO i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën.

Kujtojmë se veprimet ruse pranë Ukrainës ishin në qendër të diskutimit të djeshëm midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, përpara vizitës së tij të parë në Bruksel këtë javë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!