Një ditë pas vdekjes së major Klodian Tanushit, misioni i përforcuar i grupit të prezencës së NATO-s në Letoni ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Është dhimbje e madhe që dje ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të misionit të NATOS në Letoni.
“Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”, thuhet më tej në njoftim.
Ngushëllimet për këtë ngjarje kanë përcjellë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit Shqiptar, si Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. /ABC news Albania 24/7