Ndihmës Sekretarja e Përgjithshëm e NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Braze ka deklaruar se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme.
Braze në fjalën e saj ka theksuar se misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë dhe do të veprojë në përputhje me dispozitat e Këshillit të Sigurimit të KB 1244, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kjo do të jetë rasti për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, theksoi ajo në një video-fjalim në konferencën “Serbia dhe NATO – Partneriteti për të Ardhmen”, organizuar nga Këshilli i Politikës Strategjike, në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë, si një vend kontakti për Marrëdhëniet Serbi-NATO duke kujtuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se NATO mbështet plotësisht dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së.
Ajo vuri në dukje se NATO ka qenë gjithmonë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al
NATO- #Serbia partnership is important & brings real benefits to Serbia, including help to fight #COVID__19. I stressed that #NATO is committed to stability in the Western Balkans at a seminar with @cfsprs, Embassy of Bulgaria in Serbia and @NATO_MLO_Be https://t.co/rOsR8gWmj9 pic.twitter.com/7vTaYollzU
— Baiba Braže (@NATOBrazeB) June 4, 2021