NATO nuk është më e detyruar të respektojë angazhimet e të së kaluarës për të mos vendosur trupat e saj në Europën Lindore, sipas një deklaratë të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës së udhëhequr nga SHBA, shkruan The Guardian.
Vetë Moska ka hedhur poshtë Aktin Themelues NATO-Rusi, duke sulmuar Ukrainën dhe duke ndërprerë dialogun me aleancën, tha Mircea Geoana për Agence France-Presse.
Sipas Aktit Themelues të vitit 1997, që synonte të rivendoste marrëdhëniet midis Rusisë dhe Aleancës, të dyja palët ranë dakord për të mos vendosur forca konvencionale në rajonet e dakorduara të Europës, duke përfshirë Europën Qendrore dhe Lindore”, tha Geoana, duke folur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Kështu që unë mendoj se në fakt ky akt themelues në thelb nuk funksionon për shkak të Rusisë,” shtoi ai.
Rusia, tha ai, në fakt ishte larguar nga kushtet e marrëveshjes së vitit 1997. Tani ne nuk kemi asnjë kufizim për të vendosur trupa në krahun lindor dhe për të siguruar që çdo centimetër katror i territorit të NATO-s të mbrohet nga Neni 5 dhe aleatët tanë.”
Neni 5 i NATO-s i referohet mbrojtjes kolektive, i cili thotë se një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.
/abcnews.al