Është hapur sot baza e NATO-s në Kuçovë, një bazë me infrastrukturë moderne për avionët e Aleancës.
I pranishëm në këtë ceremoni, Gjeneral Pablo Sanchez De Lara vlerësoi Shqipërinë për kontributin e saj në Aleancë, ndërsa shtoi se NATO ka treguar se ofron siguri dhe paqe pavarësisht sfidave. Gjithashtu nënvizoi se përurimi i bazës së Kuçovës dëshmon se Aleanca jonë është mjaft e angazhuar në këtë rajon.
“Shqipëria është e integruar plotësuar plotësisht me synim për të siguruar paqen dhe sigurinë. Ky është një kontribut i saj në këtë pjesë të Aleancës dhe kjo dëshmon qëndrueshmërinë NATO-s. Duke punuar në sistemin ajror në sigurojmë sigurinë dhe ndërtojmë stabilitet që është shumë e rëndësishme për NATO-n. Aleanca e NATO garanton paqe mbrojtje pavarësisht se kush, pavarësisht se kujt. Kjo është e bukura e NATO-s, me sfidat e veta po me solidaritet. Përurimi i bazës së Kuçovës dëshmon se Aleanca jonë është mjaft e angazhuar në këtë rajon. Shqipëria është e gatshme të marrë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqe. Dua t’ju siguroj që bashkë do të qëndrojmë gjithmonë krah jush”, theksoi ai.
/abcnews.al/