Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

NATO dënon Rusinë pas sulmit ndaj Ukrainës

schedule12:34 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:34 - 24 Shkurt, 2022

NATO ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar “ të pajustikueshëm”. Aleanca e mbrojtjes, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe shumë vende europiane ka dënuar gjithashtu edhe përfshirjen e Bjellorusisë, shkruan BBC

Ky sulm është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së”.” Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike dhe do të ketë pasoja të mëdha gjeo-strategjike.

Aleanca do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve.



Edhe një herë, pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura dhe përpjekjeve të palodhura për një zgjedhje diplomatike, Rusia ka zgjedhur rrugën e agresionit kundër një vendi sovran dhe të pavarur”, tha Stoltenberg.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh,” tha ai.

Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe viktimat, përfundoj Jens Stoltenberg 

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!