NATO 75 vjeç/ Aleanca Veri-atlantike numëron 32 vende anëtare, mes tyre dhe Shqipëria

schedule13:47 - 4 Prill, 2024

schedule 13:47 - 4 Prill, 2024

SHQIPËRI- 15 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO. Ky 4 prill përkon gjithashtu gjithashtu një ditë historike për aleancën e euroatlantikut, 75 vjetorin i themelimit të saj.

Në mesazhin e tij për 75 vjetorin e krijimit të NATO, president i republikës, Bajram Begaj thekson rëndësinë e aleancës për sigurinë globale.

“Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme”,

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në këtë ditë historike të 15 vjetorit të anëtarësimit shprehet se vendi ynë qëndron i palëkundur në misionin e saj krah SHBA dhe aleatëve, në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në botë.

“Krenarë që jemi pjesë e kësaj historie. Përkushtimi ynë ndaj vlerave euroatlantike do të vazhdojë të mbetet i pandryshuar”

Peleshi thekson se me pjesëmarrjen e efektivëve më të mirë të Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare, Shqipëria i është bashkuar përpjekjeve të Aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë, duke u

“Në përmbushje të detyrimeve ndaj Aleancës Shqipëria ka rritur ndjeshëm mbështetjen buxhetore për mbrojtjen, duke arritur objektivin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa vijon modernizimi dhe rritja e kapaciteteve brenda Forcave të Armatosura. Më 4 mars 2024 u inaugurua baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë në funksion të misioneve të NATO-s, si pika e vetme strategjike e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke bërë që Shqipëria të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe sigurinë në rajon”

Ministri i Punëve të Jashmte Igli Hasani, në këtë 4 prill uron nga Brukseli uron 75 vjetorin e NATO-s, duke theksuar se rëndësia e aleancës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot.

“NATO sot qëndron si një garantues i palëkundur i sigurisë kolektive për të gjithë aleatët e saj, e gatshme të qëndrojë e tillë edhe për shumë dekada të tjera. Përballë agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimit të kërcënimeve globale të sigurisë, rëndësia e NATO-s nuk ka qenë kurrë më e theksuar sa sot”

Kryediplomati thekson se në këto 15 vjet anëtare, Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishme krah partnerëve duke dhënë kontributin e saj.

“Anëtarësimi në NATO për ne nuk ishte thjesht për të përfituar siguri; ishte gjithashtu për rrënjosjen e vendit tonë mes familjes demokratike, perëndimore të kombeve. Në vitet që pasuan, ne kemi bërë maksimumin për të kontribuar në Aleancë, duke luajtur një rol të rëndësishëm, proaktiv në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë dhe duke kontribuar në misione dhe operacione në të gjithë globin”,

Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit të rëndësishëm për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26 krerët e shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të  posaçme të Samitit të NATO-s Bukuresht.

Paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s u bë në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasburg më 4 prill 2009./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!