Ishte një fitore që i pozicionon goxha mirë në Grupin B3.
Austria e Ralf Rangnick ka arritur fitoren e tretë radhazi në fazën e grupeve të UEFA Nations League, teksa “viktima” e radhës ishte Kazakistani, me “Shqiponjat” austriake që siguruan triumfin e pastër 2-0 në “Almaty Central Stadium”.
Dy gola në pjesën e parë mjaftoi për triumfin e miqve, ku fillimisht topin në rrjetë e dërgoi “bomberi” i RB Leipzig, Christoph Baumgartner në minutën e 15’-të dhe vetëm 10 minuta më vonë Gregoritsch dyfishoi shifrat, ku një ndikim të madh në humbjen e vendasve pati edhe dalja me kartonin e kuq të mbrojtësit, Aleksandr Marochkin.
Falë këtij rezultati, Austria ngjitet në kuotën e 10 pikëve me 3 pikë më shumë se Sllovenia e Norvegjia ndjekëse, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në mbrëmje, ndërsa Kazakistani mbetet në vendin e 4-t me vetëm 1 pikë. /i.m /abcnews.al