Nations League/ Italia shtang Francën, “Djajtë” belg “çmontojnë” Izraelin

schedule22:56 - 6 Shtator, 2024

schedule 22:56 - 6 Shtator, 2024

Ishte një fitore spektakolare.

“Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar edhe njëherë se janë mes “gjigantëve” të futbollit botëror, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë 3-1 “Gjelat” francezë.

Pavarësisht rrjetës së Barcola në minutën e parë të sfidës djemtë e teknikut Luciano Spalletti treguan karakter duke përmbysur gjithçka falë golave të Dimarco, Frattesi e Raspadori, duke siguruar fitoren e madhe.

Në krahun tjetër Belgjika fitoi gjithashtu me rezultatin 3-1 ndaj Izraelit, me golat që erdhën nga Youri Tielemans dhe De Bruyne me këtë të fundit që shënoi 2 herë, ndërsa miqtë i nderoi autogoli i Castagne. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!