Nations League/ Anglia bën “detyrën”, Greqia triumfon në Irlandë, Çekia mund Ukrainën

schedule22:56 - 10 Shtator, 2024

schedule 22:56 - 10 Shtator, 2024

Ishin padyshim fitore me shumë vlera.

Anglia, Çekia e Greqia kanë zhvilluar paraqitje fantastike mbrëmjen e kësaj të marte, teksa kanë arritur të sigurojnë rezultate pozitive në sfidat e tyre.

Kështu, Republika Çeke rikuperoi veten pas humbjes turpëruese, 4-1 përballë Gjeorgjisë, teksa mund në “Fortuna Arena”, Ukrainën me rezultatin e ngushtë 3-2, falë dopeitës së Sulc e golit të Thomas Soucek, ndërsa për djemtë e Rebrov rrjetën e gjetën Vanat e Sudakov.

“Tre Luanët” e Anglisë kanë arritur një fitore pa lodhje në “Wembley”, duke mposht me rezultatin e pastër, 2-0, Finlandën, me “bomberin” Harry Kane, i cili shënoi një dopietë në ndeshjen e tij të 100-të, me Kombëtaren, duke siguruar fitoren e radhës në këtë edicion të Nations League.

Ndërkaq, “Helenët” grek kanë mposht në “Aviva Stadium”, të Dublinit, vendasit irlandezë, me rezultatin minimal, 0-2, me golat, që u shënuan fillimisht nga “ylli” i Panathinaikos, Fotis Ioannidis, në minutën e 50’-të dhe Christos Tzoliz, në të 87’-ën. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!