“Nata frymëzuese, unë jetoj në errësirë”, rrëfehet Shalari: Fëmijë kam pasur frikë, në fshat…

schedule10:48 - 9 Tetor, 2024

schedule 10:48 - 9 Tetor, 2024

Blerina Shalari është kompozitorja shumë e dashur për publikun, pasi ka sfiduar dhe mundësitë. Ndonëse nuk shikon, ajo nuk është dorëzuar asnjëherë që të realizojë ëndrrat e saj.

E ftuar në “Pas Mesnate”, Blerina ka treguar gjithçka për karrierën e saj dhe detaje nga jeta private.

Ajo ka zbuluar se nata për të është shumë frymëzuese, pasi në të gjithën e saj jeton në errësirë relative dhe është mësuar me natën.

“Nata për mua është shumë frymëzuese. Megjithëse, unë të gjithën time jetoj errësirë, relative, kuptohet, do të thotë që unë jam mësuar me natën. Aq shumë jam mësuar, sa tani më duket ditë. Nuk e kam problem pjesën e natës. Kur kam qenë e vogël e kam pasur frikë si të gjithë. Më kujtohet në fshat kur shkonim me pushime dhe doja të dilja në oborr dhe të merrja ndonjë gjë, se kishim shumë gjëra në oborr, filloja dhe këndoja. Si te ai filmi ‘Beni ecën vetë’, fëmijët futeshin në pyll. Filloja këndoja sa të futesha brenda dhe të them të drejtën nuk e ndjeja. Por nata është vërtetë një perlë që ka krijuar natyra. Remarku e quan protesta e natyrës”.

Më tej, Blerina theksoi se arti është një lloj aritokracie në vetvete dhe artisti duhet ta kërkojë nëse ka pasionin.

“Arti është një lloj aritokracie në vetvete, i cili brenda tij kërkon atë kombinimin mes të thjeshtës dhe madhështores. Arti e ka madhështoren, por unë mendoj që nuk duhet konceptuar si delir, por në kufijtë e pasionit. Në qoftë se ka pasionin, duhet të rendi pas asaj që është më tepër se madhështore, duhet ta kërkojë, nuk e di sa e arrin, por duhet ta kërkojë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!