Mbrëmjen e sotme në orën 18:00 është njoftuar protesta e radhës përpara Kryeministrisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Tiranë nga një efektiv policie. Policia e shtetit ndodhet në gatishmëri të plotë.
“ABC” sjell pamjet e boteve me ujë te Kryeministria për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Masat janë të shtuara në të gjithë bulevardin për të identifikuar protestuesit nëse do të ketë dhunë, por edhe për ta parandaluar.
Tre net më parë radhazi u zhvilluan protesta në kryeqytet përpara Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme dhe drejtorisë së policisë së Tiranës. Protestuesit nuk i kënaqi dorëheqja e Sandër Lleshajt duke kërkuar edhe “kokën” e Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. / db/Abcnews.al