Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka folur për mediet krah trajnerit Luis Enrique, në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League ndaj Barcelona, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me fitoren 2-3 të spanjollëve.
Hakimi u shpreh se në Barcelonë kanë shkuar vetëm për fitoren, ndërsa shtoi se ylli i skuadrës së tyre, Kylian Mbappe është shumë i motivuar për këtë përballje.
“Kemi ardhur me shumë dëshirë, dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne kemi ardhur për të fituar.
Në këtë sfidë do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren. Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, si gjithë ekipi, është koha për të treguar se jemi gati dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë”, deklaroi mbrojtësi./h.ll/abcnews.al