Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi gjatë një interviste të zhvilluar ditën e djeshme, foli për finalen e madhe të Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Francës, ku do të përballen dy nga lojtarët më të mirë, të parizienve, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Gjatë fjalës së tij për finalen, Al-Khelaifi foli dhe për eleminimin e hershëm të Neymar, në Kupën e Botës.
“Si tifoz, doja të shihja Brazil-Argjentinë në gjysmëfinale. E prisnim këtë ndeshje, e di sa shumë bëri Neymar për t’u rikthyer në fushë. Fola me të, ai ishte shumë i trishtuar. Finalja? Do të mbështes Francën, sigurisht. Klubi im është francez, vendi im i dytë është Franca. Sigurisht, nëse do të mundja, do t’u jepja kupën të dyve”,- u shpreh Presidenti i PSG, në fjalën e tij.
Gjatë intervistës, Al-Khelaifi foli dhe për ecurinë e lojtarëve të tjerë të PSG-së, gjatë “Katar 2022”, ku deri më tani ata janë klubi më i mirë i Botërorit, me 13 gola të shënuar,
“Në gjysmëfinale ka qenë edhe Hakimi. PSG ka shënuar gjithsej 13 gola, ne jemi klubi më i mirë në këtë Botëror”,- shtoi Nasser Al-Khelaifi. /i.m /abcnews.al