NASA zbulon provat përfundimtare të ujit në Hënë

schedule11:55 - 27 Tetor, 2020

schedule 11:55 - 27 Tetor, 2020

Pasi ka hedhur sugjerime ditë më parë për një ” zbulim të ri emocionues në lidhje me Hënën”, agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka zbuluar prova përfundimtare të ujit në satelitin tonë të vetëm natyror.

Ky “zbulim i qartë i ujit molekular” do të rrisë shpresat e NASA për krijimin e një baze hënore.

Qëllimi është të mbështesë atë bazë duke përdorur burimet natyrore të Hënës. Gjetjet janë botuar si dy punime në revistën Nature Astronomy.

Ndryshe nga zbulimet e mëparshme të ujit në pjesët me hije të përhershme të kratereve hënore, shkencëtarët tani kanë zbuluar molekulën në rajonet e ndriçuara nga dielli të sipërfaqes së Hënës.

Duke folur gjatë një telekonference virtuale, bashkëautori Casey Honniball, bashkëpunëtor pas doktoraturës në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të Nasa në Maryland, tha: “Sasia e ujit është afërsisht e barabartë me një shishe uji 12 ons”.

Kolegu i saj i Nasa Jacob Bleacher, nga drejtoria e kërkimit njerëzor të agjencisë, tha se studiuesit ende kishin nevojë të kuptonin natyrën e depozitave ujore.

Ndërsa më parë ka pasur shenja uji në sipërfaqen hënore, këto zbulime të reja sugjerojnë se ai është më i bollshëm sesa mendohej më herët. “Kjo na jep më shumë mundësi për burimet e mundshme të ujit në Hënë”, tha për BBC News Hannah Sargeant, një shkencëtare planetare nga Universiteti në Milton Keynes. g.v/abcnews.al