NASA ka lëshuar një mission të ri në Planetin Mars. Me këtë projekt synohet studimi i tërmeteve në planetin e kuq si dhe formimi I tij.
NASA eksploron Marsin përsëri katër vjet e gjysmë pas lëshimit të sondës së fundit, “Maven 2013”. Objektivi: për të studiuar nëntokën e Planetit të Kuq. Misioni i quajtur “InSight” (pamje më në brendësi) do të arrijë atje ku nuk kanë mundur anijet kozmike, modulet e uljes dhe sondat orbitale. Gjetjet mund të mbulojnë fazat më të largëta të formimit të planetit “shkëmbor”, përfshirë Tokën dhe Hënën e saj, në formimin më të gjerë të sistemit diellor.
Raketa, Atlas 5, u lëshua pak pas orës 13 të së dielës nga baza e Kalifornisë në Vandenberg dhe jo nga baza e zakonshme Cape Canaveral në Florida. Mbërritja është planifikuar për në nëntor me zgjerimin e paneleve diellore dhe ekspozimin e pajisjeve kryesore që do të fillojnë menjëherë të punojnë. Para së gjithash, ata duhet të regjistrojnë tërmetet në Mars dhe rrjedhat termale në nëntokë deri në 5 metra thellësi.
Ndërkohë, i gjithë projekti kap një shifër marramëndëse prej 993 milionë eurove. Sonda do të punojë rreth dy vite për të zbuluar se çfarë fshihet poshtë sipërfaqes së planetit Mars. /abcnews.al