NASA: Ka ujë të bollshëm në Hënë

schedule19:50 - 26 Tetor, 2020

schedule 19:50 - 26 Tetor, 2020

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës ka zbuluar prova përfundimtare të ujit në Hënë.

Ky “zbulim i qartë i ujit molekular” rrit tashmë shpresat që NASA të krijojë një bazë hënore, me synimin për të zbuluar burimet natyrore të satelitit tonë natyror.

Ndërsa më parë ka pasur shenja uji në sipërfaqen hënore, këto zbulime të reja sugjerojnë se është më i bollshëm sesa mendohej më parë.

“Kjo na jep më shumë mundësi për burimet e mundshme të ujit në Hënë”, thotë shkencëtarja planetare Hannah Sargeant.

Zbulimet e NASA janë publikuar në revistën Nature Astronomy. s.b/abcnews.al/