Naomi Campbell flet si rrallëherë për fëmijët e saj

schedule19:04 - 8 Shtator, 2023

schedule 19:04 - 8 Shtator, 2023

Naomi Campbell është kudo, falë paraqitjes së saj në dokumentarin e ardhshëm të Apple TV+ The Super Models së bashku me legjendat e modës Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington, premierë më 20 shtator.

Në një intervistë të re për “Today Show”, supermodelja 53-vjeçare ka folur për jetën e saj si një nga divat më të suksesshme të pasarelave në botë, si dhe për jetën e saj private.

Ajo dhe prezantuesja Sheinelle Jones ishin gjithashtu të sinqerta për mëmësinë, me Naomi Campbell që foli për jetën si nënë e dy fëmijëve, një vajzë dyvjeçare dhe një djalë nëntë javësh.

“Si është?” e pyeti prezantuesja, për të cilën Naomi u përgjigj: ‘Shumë argëtuese. Më pëlqen, është shumë argëtuese. Çdo ditë është një surprizë, ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë, nuk e di se çfarë do të bëjë vajza ime”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dr Naomi Campbell (@naomi)

Në maj të 2021, ajo befasoi publikun kur njoftoi lindjen e vajzës së saj, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Megjithatë, Naomi Campbell i tha spikeres së NBC News një incident specifik që përfshinte vajzën e saj dhe zakonet e saj në tualet, duke kujtuar se sa herë që duhej të shkonte, ajo shikonte mamin e saj dhe thoshte: “Mami, privatësi”.

“E dua këtë punë që më ka dhënë mundësinë të udhëtoj dhe të shoh pjesë të ndryshme të botës, të takoj njerëz dhe kultura të ndryshme”, tha ajo. “Nëse e kam këtë mundësi ta ndaj me fëmijët e mi, të udhëtoj, do ta bëj. Jam vërtet e bekuar”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!