Një agresion ndaj publikut e konsideron Mustafa Nano përplasjen e fundit në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës sa i takon ligjit për teatrin. Ka qenë ky fokusi i monologut të radhës në emisionin “Provokacija”.
Në këndvështrimine tij Nano e sheh si një situatë normale që tregon fytyrën e vërtetë parlamentit tonë, por ajo që është e papranueshme sipas tij është prania e kamerave që transmeton këto përplasje që nuk i shërbejnë publikut.
“Kjo nuk është hera e parë që nuk ndodh një gjë e tillë jemi në një situatë normale që tregon fytyrën e vërtetë parlamentit tonë. Në gjë nuk kuptoj që si nuk del njeri që të kërkojë që kamerat të mos pranohen në takime të tilla, pasi bëhet fjalë për mbledhje pune. E shumta të vihet një kamer Kuvendi që të dokumentohet e të mbahet në arkiva ose të miratojnë një kanal televiziv parlamentar. Kushdo që do t’i shohë teksa grinden, pajtohen, pinë kafe, lëpihen dhe të argëtohen. Por këto pamje nuk kanë pse i shkojnë publikut, ky është një agresion i tepërt që na bëhet. Këtë duhet të na i kursejnë . Ne nuk kemi interes, as qejf, as kohë të shohim si shahen e kacafyten si kafshë disa njerëz që paguhen me paratë tonë për tjetër gjë”.
Duke sjellë disa pamje të zakonshme të mbledhjeve të tilla në Kongresin Amerikan Nano tha se, ato nuk kanë asgjë të përbashkët me mbledhjet në Shqipëri, qoftë për nga gjuha e përdorur dhe etika në to.
“Dikush tha se është një praktikë amerikane, por ka një gjë që anashkalohet sepse në mbledhjet e SHBA ka seriozitet, solemnitet respekt, mbledhje të tilla ke qejf t’i ndjekësh qoftë për gjuhën e përdorur, etikën që përcjell kështu që krahasimi me SHBA nuk mban”.
Për ta mbyllur monologun e tij ai iu drejtua deputetëve që kacafytjen e kanë bërë normë sjelljeje me fjalët:“Turp t’ju vijë”. /abcnews.al