Nano: Albin Kurti u godit pas shpine, por Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

schedule21:09 - 21 Prill, 2020

schedule 21:09 - 21 Prill, 2020

Në monologun e tij këtë javë në “Provokacija”, Mustafa Nano është ndalur tek situata politike në Kosovë.

Në mes të krizës së shkaktuar nga përhapja e Covid-19, Kosova është edhe në një krizë polotike, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas Nanos, Kurtit iu bë një goditje pas shpine. Mirëpo, moderatori thekson se tashmë kryeministri në detyrë duhet të pajtohet me këtë gjë dhe se janë rregullat parlamentare që vendosin për vijimin  e situatës.

Teksa Albin Kurti është shprehur se nuk do të ketë qeveri të re, por vendi duhet të shkojë në zgjedhje, Nano nëvizon se Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se si procedohet në një situatë të tillë.

Monologu nga Mustafa Nano:

Me monologun tim do të shkoj në Kosovë sonte. Atje nuk ekziston më shumica parlamemtare që miratoi qeverinë Kurti.

Kurti nuk ka më një shumicë deputetësh në Parlament që të mbështesë faktin se ai është kryeministër i Kosovës. Kjo ka bërë jehonë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesën tjetër të Evropës se është një ngjarje e pazakontë. Një krizë qeveritare dhe politike në mes të krizës të koronavirusit.

Unë mendoj se kjo që i ndodhi Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes ishte një hile, ishte një goditje pas shpine që iu bë, sigurisht edhe për përgjegjësi dhe faj të tyre. Mendoj në thelb që këtu iu bë një pabesi VV. Të gjitha forcat e interesuara që VV të mos ishte në qeveri, janë lidhur në një aleancë që kanë synuar që të dekryeministrojë Albin Kurtin dhe ia arriti qëllimit.

Mirëpo, kur them që iu bë një hile Albin Kurtit dhe VV, kur them që iu fut një thikë pas shpine, unë jap thjeshtë një konsiderate etiko-morale. Dhe kjo konsideratë, sigurisht që është e rëndësishme, por ajo nuk të mban në pushtet. Ajo nuk të jep legjitimitet, ajo mund të vlejë kur të vinë zgjedhjet, mund të shtojë numrin e votave, por deri sa të vinë zgjedhjet gjithçka do të zgjidhet mbi bazën e procedurave, e rregullave dhe normave kushtetuese.

Këtu është vendi për të bërë një disktutim tjetër. Albin Kurti duhet të pajtohet me këtë gjë. Duhet të mësohet se janë rregullat dhe lojrat parlamementare që e vendosin këtë gjë. Mirëpo, ai të jep përshtypjen se nuk e ka kuptuar. Dje në një intervistë me një koleg timin, me një gazetar boshnjak ai është shfaqur i zemëruar me gjithë këtë që po ndodh në Kosovë.

Ai ka të drejtë që të jetë i zemëruar, por këtë zemërim nuk duhet ta transmetojë te logjika politike. Ai ka thënë gazetarit se nuk do të ketë qeveri tjetër pas times. Pas times do të ketë zgjedhje. Nëse do të ketë një qeveri tjetër, atëherë VV do dalë në protesta dhe Kosova do kalojë një fazë destabilizimi. Kjo më duket një fazë e krikshme, ai nuk duhet t’ja lejonte vetes këtë gjë. Në Kosovë ka një Kushtetutë ku përcaktohet qartë se çfarë duhet bërë në këto rrethana, në nenin 85 të Kushtetuës, në pikën 5 thuhet: Nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ti, për të formuar qeverinë”.

Më qartë nuk e bën më nëna. Albin Kurti ka të drejtë për tu zemëruar gjithë ditën e ditës, por ky është një diskutim i mbyllur. Ai nuk ka asnjë fuqi që të diktojë zhvillime jokushtetuese. Kosova meriton një qeveri të re, nëse ky Parlament ka fuqi ta zgjedhë. Nëse ky Parlament ka fuqi të zgjedhë një kandidat të ri për kryeministër, atëherë mbi bazën e Kushtetutës, vendi kalon në zgjedhje të parakohshme. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!