Nancy Pelosi është sërish kryetare e dhomës së përfaqësuesve. Emërimi nga ana e deputetëve demokratë u krye në formë virtuale, për shkak të masave të marra kundër pandemisë.
Zgjedhja formale, në të cilën duhet të marrin pjesë të gjithë anëtarët e dhomës, ku demokratët ruajnë ende kontrollin pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, do të ndodhë kur të mblidhe kongresi i ri në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Zgjedhja e saj u përshëndet me anë të një mesazhi në Twitter në profilin zyrtar të dhomës: “Urime kryetares Pelosi, dhe njëherë e zgjedhur nga demokratët e dhomës për të qenë liderja dhe kryetarja e kongresit të 117-të amerikan”.
Ndërkohë fushata e presidentit Donald Trump ka paguar 3 milion dollarë për rinumërimin e votave në dy konte – bastion demokrat – të Wiskonsin, Milwaukee duke thënë se janë shembulli i parregullsive më të këqija që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale. Dhe pse nuk ka ende prova për këto manipulime.
Në dy kontetë e zgjedhura nga Trump për rinumërimin e votave, demokrati Joe Biden ka marrë 577.455 vota kundrejt 213.157 të Trump. Biden ka fituar në të gjithë shtetin me 20 mijë vota më shumë në bazë të rezultateve të mbledhura nga kontetë. Rinumërimi, sapo të miratohet formalisht nga kryetari i komisionit elektoral mund të rinisë të premten dhe të përfundojë brenda datës 1 dhjetor./abcnews.al