Demokratja Nancy Pelosi ka sugjeruar ndryshimin e nenit 25 të Kushtetutës në SHBA. Sipas saj Presidenti i Shteteve të Bashkuara hiqet nga detyra për shkak të “çrregullimit të shëndetit mendor”.
Kjo deklaratë e Pelosit vjen ndërkohë që presidenti Trump u infektua me Covid-19, ndërsa mori trajtim edhe në spital.
Pelosi i kërkoi Kongresit të zhvillonte një debat të premten për të vlerësuar nëse çështja e presidentit Republikan bie nën dispozitat e ndryshimit të nenit 25 . Masa e Pelosit vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve të SHBA-së më 3 nëntor, duke rritur tensionet midis dy fraksioneve kryesore politike.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve u bëri thirrje gazetarëve të mbulojnë çështjen, por nuk pranoi të jepte detaje të tjera, shkruan TheGuardian, përcjell abcnews.al.
Sipas informacionit, Pelosi do të ngrejë çështjen e vënies në dyshim të “shëndetit mendor” të presidentit amerikan, duke përmendur ndërlikimet nga ilaçet dhe sëmundjen e koronavirusit në trupin e Donald Trump.
Pelosi foli gjithashtu për Trumpin që e quan veten një ‘ekzemplar të përsosur fizik’, siç tha ajo. Demokratja shtoi se presidenti ia kishte borxh popullit amerikan për të treguar kur ai doli pozitiv për Covid-19 pasi Shtëpia e Bardhë refuzoi të siguronte një afat kohor të testimit të presidentit para se ai të pranohej në spital. g.v/abcnews.al