Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, 83 vjeçe, njoftoi sot se do të kandidoj për rizgjedhje në vendin e saj në Kaliforni.
“Vendi ynë duhet t’i tregojë botës se flamuri ynë shkëlqen gjithmonë”, tha kjo figurë e madhe e politikës amerikane në Platformën X. “Kjo është arsyeja pse unë do të kandidoj për rizgjedhje”.
Njoftimi vjen pavarësisht faktit se në Amerikë ka një debat intensiv për plakjen e klasës politike: Presidenti Biden është 80 vjeç, kundërshtari i tij Donald Trump është 77 vjeç.
Gruaja e parë që mbajti presidencën e dhomës së ulët të Kongresit, Nancy Pelosi refuzoi nëntorin e kaluar postin e kreut të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, duke njoftuar se donte t’i “lënë hapësirë brezit të ri”.
Ajo tani është një kongresmene e zakonshme në Kaliforni, por ka një ndikim të madh në Capitol Hill, që nga viti 1987.
Për një kohë të gjatë personi i tretë më i fuqishëm në shtetin amerikan pas presidentit dhe nënpresidentit, Pelosi u zgjodh për herë të parë në pozicionin “Kryetare” e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2007. Ajo njihet për rolin e saj si e para që kundërshtoi Trumpin, të cilin e luftoi ashpër kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.