Najada Çomo kandidate e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, Rama: S’duam të bëhesh si ne, të bëhemi ne si ty

schedule10:59 - 4 Mars, 2021

schedule 10:59 - 4 Mars, 2021

Najada Çomo ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit. Kryeministri Edi Rama deklaroi se pandemia e COVID ka qenë një arsye për të reflektuar për skuadrën e 25 Prillit.

Kreu i qeverisë u shpreh se i ka shtrirë dorën Çomos jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh por për të qenë aty sa duhet të dëgjohet zëri i brendshëm i atyre që luftojnë me armikun e padukshëm.

“Jam shumë mirënjohës edhe për faktin që ti je këtu. Ndoshta është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë. Duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo ndeshje, kjo garë, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin e atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte por edhe në anën tjetër të kësaj vije.  

Është me siguri një arsye për të reflektuar për skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush, dhe kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në karrigen e rehatshme por për të qenë aty, sa herë duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësira ku lufta është sy më sy dhe kacafytëse me armikun të mos i mungojë parlamentin, njerëzve shumicës dhe qeverisë që do duhet të dëgjojë më shumë duke vepruar në sinkron me njerëzit. Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël pasi ne me shumë kënaqësi mora miratimin tënd”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!