Pas ftesës së kreut të qeverisë Edi Rama, shefja e infektivit Najada Çomo është shfaqur krah tij në konferencën e mbajtur ditën e sotme për sfidat dhe arritjet në fushën e Shëndetësisë. “Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit ku respekti dhe mirënjohja ndaj atyre që qëndrojnë prej një viti në atë barrikadë dhe fatkeqësisht ndjehen, godasin, dëmtojnë valët e energjive negative”, tha Rama
Ndërkohë vetë Çomo deklaroi në spitalet COVID stafi është shtuar me mjekë dhe infermierë të rinj që qëndrojnë në detyrë me dëshirën për t’i shërbyer pacientëve të motivuar edhe nga bonusi i akorduar nga qeveria.
“Dua të siguroj ata njerëz që na ndjekin që ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjekë. Tek ne do gjeni shumë lot. E thashë përpara që është më shumë se një vit pune. Koha më vonë do e tregojë sa shumë vite pune kemi investuar brenda atyre spitaleve. Aty nuk punohet me orare. Ka filluar puna më 8 Mars dhe do të mbarojë edhe kur të mbarojë pandemia. Pyes veten për të rinjtë që kanë ardhur. Sot që flasim vazhdojmë të shtohemi. Ata vijë me dëshirë për të punuar aty. Ju siguroj që është e vështirë të punosh aty po ke kënaqësi pafund sepse merr buzëqeshje.
Në 99% të punës tonë gëzojmë mirënjohje n e popullit. Ka dhe njerëz që bëjnë komente negative. Koha e tregoi që ata dolën mbi ujë. Drejtësia ka për të vepruar mbi ta. E dyta që dua të them. Ne që punojmë me ata pacientë kemi përgjegjësi dhe emocione. Askush në spitalet COVID nuk ka punuar pa këtë veshje. Mjekimi konvertohet në barna dhe aparatura. E treta është që ata njerëz kanë edhe një motiv që është bonusi që ata marrin. Nuk është ky motivi kryesor.
E kam parë në sytë e tyre. Ata i motivon profesioni që kanë zgjedhur. Por edhe pjesa e bonusit është një motiv që ata të punojnë. Është shtuar stafi i reanimatorëve. Sikurse dihet shëndeti i atyre personave ka nevojë për shërbimin e reanimatorëve. Ajo që ka vlerë të themi është se puna që bëhet nga stafi mjekësor është punë gjigande me përkushtim dhe profesionalizëm. Ata njerëz japin gjithçka nga ana profesionale dhe humane. Duke qenë një sëmundje që kërkon specialistë të ndryshëm edhe specialistë të tjerë kanë dhënë kontribut për shëndetin e këtyre personave. Kam mirënjohje për të gjithë ata kolegë të tjerë. Jemi shumë të aftë për t’u ballafaquar me mjekët specialistë kudo në botë”, tha Najada Çomo./mv.abcnews.al