Nagelsmann: PSG e cilëson si “finale”? Më mirë kështu, por kujdes Tuchel

schedule22:31 - 23 Nëntor, 2020

schedule 22:31 - 23 Nëntor, 2020

Leipzig luan përballë PSG jashtë fushe nesër në mbrëmje, duel për grupin H të Champions League. Ekipi gjerman ndan kreun me Manchester United me nga 6 pikë, teksa kampionët e Francës numërojnë vetëm tre të tilla.

Një sfidë vendimtare për kualifikimin, për të cilën flet Julian Nagelsmann në konferencën e zakonshme për shtypin. “Presioni nuk do të ndikojë nesër. Do të fitojë ekipi që ndodhet në formë dhe që do të luajë më mirë.

E kaluara nuk vlen në këtë kompeticion, çdo ndeshje është ndryshe nga e kaluara. Në pëlqen që në kampin kundërshtar e cilësojnë si finale.

Ata bazohen shumë te Neymar dhe Mbappe, por Tuchel i pëlqen të ndryshojë skemë herë pas here, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm“, deklaron Nagelsmann. /abcnews.al