Nagelsmann nuk fshihet: Ta harrojmë titullin nëse nuk mposhtim Bayernin

schedule15:59 - 2 Prill, 2021

schedule 15:59 - 2 Prill, 2021

Leipzig-Bayern Munchen është supersfida e javës së 27-të në Bundesliga. Dy skuadrat do të përballen mes tyre në “Red Bull Arena” nesër pasdite (18:30), teksa bavarezët e Flick kryesojnë kampionatin me 4 pikë më shumë se djemtë e Julian Nagelsmann.

Trajneri i Lepzig nuk fshihet në konferencën për shtypin, aty ku deklaron se kjo është një finale për skuadrën e tij. Nëse nuk arrihet fitorja, atëherë Leipzig duhet t’i thotë lamtumirë titullit kampion. “Nëse nuk fitojmë, me shumë mundësi gara për titullin do të konsiderohej e mbyllur.

Është vendimtare të luajmë në maksimumin tonë kundër një ekipi ekspert si Bayern Munchen, që di t’i menaxhojë në perfeksion ndeshje të tilla. Mungon Lewandowski? Ne nuk përqendrohemi te një lojtar, por sigurisht që mungesa e tij është një humbje e madhe për Bayernin, duke parë se sa shumë gola ka shënuar.

Gjithsesi, ata janë një skuadër e nivelit botëror dhe do dinë ta përballojnë një mungesë të tillë“, deklaron Nagelsmann, i cili e mbyll prononcimin me një koment për kombëtaren. “Jini të qetë, Gjermania do të zhvillojë një Europian të jashtëzakonshëm. /abcnews.al