Nagelsmann: Fola njëherë, Angelino të përmirësohet. S’do gjejë trajner si unë

schedule17:56 - 8 Prill, 2021

schedule 17:56 - 8 Prill, 2021

Liepzig humbi “finalen” e titullit kampion kundër Bayer Munchen fundjavën e kaluar, dhe tani ndodhet 7 pikë larg bavarezëve kryesues. Ekipin e Julian Nagelsmann e pret të shtunën transferta kundër Werder Bremen.

Synimi është rikthimi te fitorja, teksa trajneri i Leipzig nuk i ka kursyer thumbimet ndaj Angelinos në prononcimin e fundit. Anësori i majtë (8 gola dhe 11 asiste) pësoi një tërheqje muskulore më 25 shkurt.

Nagelsmann vendosi ta grumbullojë për sfidën ndaj ekipit të Milot Rashicës, teksa 24-vjeçari spanjoll zgjodhi të reagonte nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku deklaroi se ishte rikuperuar plotësisht dhe ishte gati për lojë.

Nëse nuk do të ndodheshim në emergjencë në mbrojtje, nuk do e kisha grumbulluar për sfidën me Werder Bremen. Të gjithë jemi të lumtur që është rikuperuar, por ka disa gjëra në jetë që duhet t’i përmirësojë.

Si të përballet në mënyrë korrekte me dëmtimet dhe si t’i menaxhojë mirë emocionet. E shpreha mendimin tim në rrjetet sociale. Në përgjithësi, unë mendoj se është e gabuar të komunikosh nëpërmjet tyre.

Është njësoj si të ndahesh nga e dashura me sms, sigurisht jo mënyra e duhur për ta bërë. Ka trajnerë që nuk janë kaq të qetë sa unë. Angelino duhet të mësojë të menaxhojë më mirë veten në të ardhmen“, deklaroi Nagelsmann. /abcnews.al