Nagelsmann: Fitore e madhe që na shton besimin, Werner ka një cilësi unike

schedule20:58 - 24 Maj, 2020

schedule 20:58 - 24 Maj, 2020

Julian Nagelsmann ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja e thellë dhe paraqitja e djemve të tij. Leipzig shkatërroi Mainz 0-5 dhe u rikthye sërish forcë e tretë e Bundesligës. Timo Werner shënoi tre gola dhe trajneri nuk i kursen fjalët e mira për të.

Sot i zgjidhëm gjërat relativisht shpejt. Ishte një performancë që na dha shumë besim. Përveç rezultatit, më pëlqeu shumë edhe mënyra sesi luajtëm dhe e treguam veten.

Werner? Timo nuk po paraqitet mirë vetëm si sulmues krahu, ai po shkëlqen edhe në rolin e numrit 10. Ritmi që ka e bën më të paparashikueshëm dhe kundërshtarët e kanë të vështirë për ta markuar“, përfundon Nagelsmann. /abcnews.al