Naftëtarët sërish në protestë/Duan mbështetjen e Prefekturës për pagat

schedule10:56 - 7 Shkurt, 2018

schedule 10:56 - 7 Shkurt, 2018

Dhjetra naftëtarë të uzinës së Ballshit u mblodhën para prefekturës Fier për të protestuar ndaj pagave të pamarra dhe rikthimin në punë. Ata i janë rikthyer protestës, pasi janë të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë, ndërsa kanë shtuar se pas videokonferencës me kryeministrin Rama nuk kanë marrë më asnjë përgjigje. Naftëtarët kërkuan mbështetjen nga prefekti i qarkut Fier, dhe thanë se  protesta do të përshkallëzohet.  1200 naftëtarë mbetën të pa punë nga rafineria e Fierit dhe uzina e Ballshit, pas atij që nga ana e autoriteteve u cilësua si remont./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!