Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me grevën e naftëtarëve në Ballsh.
Presidenti Meta shkruan se, është tepër e domosdoshme për vendosjen e menjëhershme të dialogut, mes qeverisë dhe grave grevistë, për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të tyre, përpara se situata shëndetësore e tyre të agravojë dhe të rrezikojë jetën e naftëtareve.
“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.
Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të mëtejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta.
n.d./abcnews.al