Naftëtarët e Ballshit: Punëtorët po i hedhin në rrugë, nuk do të dalim nga greva urisë

schedule11:02 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:02 - 29 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer grevës së urisë, duke kërkuar të marrin pagat e prapambetura.

Ata janë shprehur për gazetaren e ABC News Valbona Davidhi e cila ka ndjekur nga afër situatën, se nuk do të heqin dorë, deri sa shteti t’i japë zgjidhje kësaj situatë.

Ata shprehen se kompania ka bërë procedurat e falimentit, ndërsa ata rezultojnë aktualisht të punësuar.

“Uzina është ndalur për arsye të mosfurnizimit me lëndë të parë. Për këtë arsye ish-kompania që operonte, na tha se deri në momentin e mbylljes në shtator do të na jepej paga e plotë. Por në atë periudhë lindi një çështje dytësore me Autoritetin e Konkurrecës, më pas ndodhi tragjedia me tërmetin dhe u la në heshtje.

Lexo edhe: “Prej 1 viti pa paga”, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Çfarë do të ndodhë me fatin e rafinerisë?

Por më pas konstatuam me kompaninë dhe sërish mbeti në heshtje. Më vonë morëm vesh që kompania ka falimentuar dhe sipas ligjit ne duhet të kalonim në përkrahje sociale, por kjo nuk u bë dhe ne figurojmë si të punësuar.

Aktualisht ne jemi aktiv në punë. Ne i drejtohemi, Ministres, Kryeministrit, Avokatit të Popullit…ne marrim mundimin shkojmë në Tiranë dhe nuk ka presin. Përderisa shteti, nuk po lëviz , nuk e di çfarë mund të shpresojmë. Aktualisht jemi futur në grevë urie, ose do të fitojmë të drejtat tona, ose nuk do të dalim nga greva urisë”, u shpreh një prej tyre.

Naftëtarët e Ballshit janë të vendosur t’i shkojnë çështje deri në fund, ndërsa asnjë nga autoritetet përgjegjëse nuk ka reaguar.

“Këta politikanë mbyllin një rafineri kaq të madhe dhe punëtorët i hedhin në rrugë. Politikanët që kemi në janë rezultat i Komunizimit. Këta po i vrasin punëtorët në emër të privatit”, u shpreh një tjetër naftëtar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!