Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt bashkisë: Ku është ministrja jonë! Kolegët grevistë rëndë

schedule09:45 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:45 - 12 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë ditën e sotme në protestë duke marshuar drejt Bashkisë së Mallakastrës. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore. Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj deklaroi se kolegët që vijojnë grevën prej 15 ditësh janë në gjendje mjaft të rënduar.

Dautaj u shpreh se stresi po shtohet akoma më shumë pasi nuk po marrin asnjë përgjigje, qoftë edhe negative. Ai tha se të gjitha ministret kanë marrë përgjegjësitë për pakënaqësitë e grupeve të caktuara që janë në juridiksionin e tyre, duke drejtuar gishtin nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës e cila nuk i ka dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre.

 

“Kam zbritur vetë sot t’iu them që shumë nga kolegët janë në gjendje të rënduar. Më tepër ndikon stresi që nuk po marrin përgjigje. Le të vijë dikush që të thotë se përfundimisht ju nuk keni zgjidhje dhe shkoni në shtëpitë tuaja. Shumë nga kolegët kanë lidhur jetën këtu dhe sot flaken në rrugë. Flaken si njerëz jo që kanë punuar me dinjitet që i dhanë miliarda shtetit. Dalin e thotë është normale që Armo ka falimentuar. Pse çfarë është Armo, fasoneri është. Kishin grevë burgjet, reagoi ministrja i zgjidhi. Mjekët në protestë reagoi ministrja e tyre i zgjidhi, Po ministrja jonë ku është. Kjo është tallje. Ku është privati sot. Nuk ka asnjë njeri këtu përveç rojes së sigurisë”, tha Dautaj./mv. abcnews.al